
Gjatë një takimi në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte kryeministri Edi Rama tha se industria jonë ushtarake po rilind. Po ashtu Rama bëri me dije ndërtim e një porti të ri ushtarak ën Porto Romano.
Po rinisim rilindjen e industrisë sonë ushtarake. Jemi shumë të prirur të diskutojmë me ju punën e mëtejshme që duhet të bëjmë për të bërë portin e ri ushtarak në Porto Romano.
Dhe sigurisht, jemi këtu edhe për të folur bashkë për mënyrat si mund të qasemi në programin “Safe” të Bashkimit Evropian, i cili, sa i takon sigurisë, shkon përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së dhe mund të jetë i dobishëm edhe për vendet e NATO-s në Europë.
Në fjalën e tij Rutte tha se Shqipëria megjithëse nuk është aleati më i madh i NATO-s po bën shumë.
Ju po bëni shumë sa i përket ndihmës për Ukrainën. Dhe jashtë Shqipërisë, jeni pjesë e forcave tokësore në Letoni dhe Bullgari. Jeni aktivë në Kosovë përmes KFOR-it. Pra, po jepni një kontribut shumë më të madh se sa madhësia juaj. Dhe jeni mjaft i gjatë. Por megjithatë, Shqipëria nuk është aleati më i madh, por po bën shumë. Dhe prandaj, unë dua sinqerisht t’ju falënderoj që jeni një aleat kaq i fortë. Ne e dimë që NATO mund të mbështetet gjithmonë te Shqipëria. Dhe ju e dini që Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë te NATO.



