Dështon për herë të 53-të konstitumi i Kuvendit të Kosovës, sot në mbrëmje mundësia e fundit

Dështon për herë të 53-të konstitumi i Kuvendit të Kosovës, sot në mbrëmje mundësia e fundit

Ka dështuar sot për të 53-tën herë arritja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. 

Në seancën e mbajtur sot në orën 14:00 deputetët dështuan sërish të zgjidhin ngërçin politik. 

Një tjetër seancë është paralajmëruar të mbahet këtë të shtunë në orën 22:00, ndërkohë që sot mbyllet afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. 

Të pranishëm në sallë gjatë votimit të sotëm ishin 101 deputetë. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi as sot nuk pret të ketë ndryshim sa i përket votimit në seancën për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar kthim në rend të ditës dhe jo votim të fshehtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy