Shqipëria hap negociatat me BE-në për grup kapitullin e parë: Më 15 tetor Konferenca e dytë ndërqeveritare

Shqipëria hap negociatat me BE-në për grup kapitullin e parë: Më 15 tetor Konferenca e dytë ndërqeveritare

Shqipëria do të hapë kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Evropian në Konferencën Ndërqeveritare që do të mbahet më 15 tetor.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi dje Qëndrimin e Përbashkët të BE-së duke hapur grupin e parë të negociatave për Shqipërinë, thuhet në një njoftim të këtij komiteti, sipas hungarian-presidency.consilium.europa.eu.

Sot, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper II) ka miratuar një qëndrim të përbashkët të BE-së duke hapur grupin e parë të negociatave me Shqipërinë, duke lejuar kështu mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor 2024 në Luksemburg.

“Shqipëria do të jetë e para ndër vendet kandidate që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, e cila do të jetë një moment kyç për vendin e Ballkanit Perëndimor. Grupi i parë i kapitujve mbulon reformat themelore, duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për grupe të tjera. Progresi në këto reforma do të përcaktojë gjithashtu ritmin e përgjithshëm të negociatave.

“Përpara vendimit të sotëm, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai hungarez Viktor Orbán u takuan në Budapest më 11 tetor 2024. Krahas diskutimit të negociatave të anëtarësimit, të dy liderët ranë dakord të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh”, përfundon deklarata.

Sipas njoftimit, takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Grupkapitullin 1, që përfshin fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave 1 – Funksionimi i institucioneve demokratike dhe 2 – Reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.

Negociatat për Grupkapitullin 1 hapen të parat dhe mbyllen të fundit.

Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbajt më 19 korrik 2022, datë që shënoi një moment historik për vendin tonë: Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Hapja e negociatave për Shqipërinë, erdhi 8 vite pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy