Edhe dy të vdekur mbrëmë në Kosovë/ Shkon në 8 numri i të vdekurve nga Covid-19 në një ditë

Edhe dy të vdekur mbrëmë në Kosovë/ Shkon në 8 numri i të vdekurve nga Covid-19 në një ditë

Tetë raste të reja të vdekjeve si pasojë e koronavirusit janë regjistruar të shtunën në Kosovë.

Në raportin e së premtes Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kishte njoftuar se deri atë ditë ishin regjistruar 58 vdekje. Të shtunën në mesditë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjashtë pacientë kanë vdekur deri në orën 17:00, ndërsa në mbrëmje IKSHPK-ja ka regjistruar edhe dy vdekje të tjera, për të çuar në 66 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.

E shtuna ishte dita rekorde edhe sa i përket rasteve të reja me COVID-19, me 178 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 3.356. Të shtunën janë shëruar 50 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1874. Raste aktive janë 1416.

NJOFTIMI I PLOTË I IKSHPK-së:

Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.

Deri tash në Kosovë, si pasojë e këtij virusi, kanë vdekur 66 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy