Arrestohet drejtoresha e IMT Sarandë, "mbylli sytë" për një pallat 7 katësh pa leje

Arrestohet drejtoresha e IMT Sarandë, "mbylli sytë" për një pallat 7 katësh pa leje

Drejtoresha e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, është vënë në prangat e policisë, e akuzuar për lejimin e ndërtimit të një pallati 7 katësh pa leje.

Gjatë operacionit të koduar “Heshtja”, u vu në pranga Romina Pulaj, 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Gjithashtu u shpall në kërkim P. P., 66 vjeç, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7 katësh, në ndërtim e sipër, në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Ndërtimi i paligjshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy