Ambasada e SHBA-së në Kiev paralajmëroi për një rrezik në rritje të sulmeve natën dhe ditën nga dronët dhe raketat ruse në të gjithë Ukrainën.
Alarmi, lexojmë në faqen e Ambasadës, i referohet ditëve të ardhshme dhe gjithë fundjavës.
Ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë në Ukrainë, ndër të tjera, të monitorojnë mediat lokale për përditësime, të identifikojnë vendet e strehimit përpara çdo alarmi ajror dhe të strehohen menjëherë nëse shpallet një alarm ajror.



