Beteja e shkarkimit të Metës zhvendoset në Kushtetuese, çfarë parashikon ligji? (VIDEO)

Beteja e shkarkimit të Metës zhvendoset në Kushtetuese, çfarë parashikon ligji? (VIDEO)

Pas 104 votave pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta, tanimë është koha që të flasë Gjykata Kushtetuese. Vendimi i sotëm i Kuvendit duhet t’i shkojë këtij institucioni brenda 5 ditëve dhe më pas ka 3 muaj kohë në dispozicion për tu shprehur nëse do e marrë në shqyrtim këtë çështje.

Jursti Ledio Braho përmes studios së lajmeve të MCN TV bën një lexim më të detajuar të ligjit, të votimit sot në Kuvend, por edhe të asaj çfarë duhet të presim pas këtij akti të Kuvendit.

Intervista në studion e MCN TV:

A mendoni se do e marrë në shqyrtim Kushtetuesja në shqyrtim këtë çështje? Dhe do të shfrytëzojë do afat për t’u shprehur?

Braho: Kuvendi sot mori vendimin me shumicë të cilësuar me mbi 94 vota. Ishte presidenti i parë në historinë e pluralizmit që shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës. Sipas Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos në lidhje me shkarkimin dhe bën interpretimin nëse jemi në kushtet e shkelje të rënda të Kushtetutës. Ndërkohë Kuvendi sëbashku me provat dhe argumentet ia dërgon Gjykata Kushtetuese, e cila me shumicë gjyqtarësh duhet ta bëjë këtë procedurë brenda 3 muajve. Nëse do të marrë kohën e nevojshme apo jo kjo mbetet për tu parë. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se do të shqyrtojë dosjet në varësi të rëndësisë dhe jo datës së dorëzimit të tyre. Gjykata Kushtetuese për mendimin tim duhet të shohë të gjithë procedurën që është parashikuar në Kushtetutë.

Me çfarë mund ti shërbejë mbrojtjes së presidentit?

Braho: Për procedurën, deri diku unë mendoj se ka të drejtë presidenti. Ligji për komisionet hetimore parashikon që mund të ngrihen deri katër muaj para datës së mbarimit të mandatit të kuvendit. Këtij kuvendi i mbaron afati më 9 shtator dhe data 9 maj ka qenë e fundit. Vendimi i Kuvendit për ngritjen e këtij komisioni hetimor është i datës 7 maj, është para 9 majit, por ajo që vlen të interpretohet në këtë rast është nëse mundet të funksionojë komisioni hetimor tej datës 9-të? Sot jemi më pak se sa katër muaj nga data e përfundimit të mandatit. Një element procedural shumë i rëndësishëm ka të bëjë me të drejtën e presidentit për tu dëgjuar në komisionin e ligjeve. Kërkesës së presidentit që ai të ishte pjesë e debatit në komisionin e ligjeve i janë përgjigjur me dy data, ndërkohë që është detyrim për komisionin e ligjeve që ta dëgjojë presidentin dhe ti japë kohë për të bërë mbrojtjen sepse gjithçka ka ndodhur brenda dy ditësh. Për mendimin tim nuk është kohë e mjaftueshme, por këtë duhet ta gjykojë Gjykata Kushtetuese.

Çfarë vendimi duhet të presim nga Kushtetuesja, duke  pasur parasysh kompozimin aktual i Gjykatës Kushtutuese. Sa gjyqtarë te Kushtetueses, duhet të votojnë që ai të shkarkohet?

Braho: Në rastin tonë duhet parë se si u arrit në këtë situatë. Klima politike e shtetit nuk ka qenë e një demokracie normale. Duhet të nisemi nga klima politike dhe qasjet publike të presidentit sidomos gjatë fushatës zgjedhore. Duhet të nisemi nga fakti që nuk kishim një opozitë. Presidenti mbante qëndrim sepse po mbronte kushtetutën sepse nuk kishte opozitë.

16 shkelje kushtetuese, thotë mazhoranca se ka kryer Ilir Meta. Sipas jush duhet të shkarkohej?

Braho: Unë e kam lexuar raportin e komisionit hetimor, por problemi është se është interpretimi i njërit krah. Nëse do ishte ndjekur proceduara duhet të ishte edhe ana tjetër e medaljes për të dalë në një përfundim të qartë nëse jemi në kushtet e shkeljes së kushtetutës.

E shihni mundësinë që Gjykata Kushtetuese t’i drejtohet Komisionit të Venecias?

Braho: Gjykata Kushtetuese mund ti drejtohet Komisionit të Venecias. Besoj se do e ndihmonte në një vendimmarrje të drejtë. Një jurispodencë e komisionit të Vencias për të mos u gjykuar politikisht se anëtarë të ndryshëm janë propozuar nga organe të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy