Edmond Tupe i ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV ka bërë një analizë për romët dhe egjiptianët ku ka treguar dhe disa nga veçoritë e tyre se ku dallojnë nga njeri-tjetri.
Ai shprehet se romët ka qenë gjithmonë njerëz shtegtarë pasi kanë një frymë lirie të paparë, ndërsa për egjiptianët tha se ata nuk kanë një gjuhë të tyren.
Brraka i thonë një vendi me lagështirë që ka shumë ujëra. Romët ishin shtegtarë nuk qëndronin kurrë në një vend. Mbaj mend kur shkoja në Korçë për ajër të pastër për shkak të mushkërive shihja çadrat e tyre. Ata kanë gjuhën e tyre, janë të organizuar, ndryshe nga egjiptianët që sipas dikujt shoqëronin ordhitë osmane pas fitoreve dhe u bënin aheng atyre, por nuk kanë një gjuhë të tyren. Enver Hoxha për t'i diktuar vuri në katet e pesta egjiptianë dhe në katet e para të pallatit romë, sepse këta ishin më afër tokës, por dhe kjo nuk i nguliti romët pasi ata kanë një frymë lirie të paparë.



