Aksidenti tragjik i ndodhur pak ditë më parë në Rrugën e Kombit rezultoi fatal për familjen Avdiaj, ku humbën jetën katër anëtarët e familjes.
Një parakalim i gabuar, i automjetit ku ndodhej familja Avdiaj u bë shkak i përplasjes së fort me një kamion.
Ngjarja ndodhi të enjten në afërsi të qytetit të Rrëshenit, duke lënë të vdekur Blerim Avdiaj 45-vjeç, Anjeza Avdiaj 34-vjeç, dy fëmijët Klejdi Koçi 11 vjeç (nipi i Blerimit) dhe 5-vjeçarja Medina Avdiaj.
Përpplasjes së fortë i ka shpëtuar mrekullisht vetëm vajza 3-vjeçare e çiftit, Violeta Avdiaj, e cila u dërgua me urgjencë në spital.
Blerim Avdiaj
Ajeza Avdiaj
Klejdi Koçi
Medina Avdiaj



