Gjashtëdhjetë vitet e Kubës nën sanksionet amerikane

Gjashtëdhjetë vitet e Kubës nën sanksionet amerikane

Kuba shënon sot 60-vjetorin e vendosjes së bllokadës ekonomike nga SHBA-të. E dekretuar nga presidenti amerikan John F. Kennedy më 3 shkurt 1962, embargoja mbi të gjithë tregtinë dypalëshe hyri në fuqi katër ditë më vonë. Qëllimi ishte të zvogëlohej kërcënimi që paraqiste "përafrimi i kombit ishull me fuqitë komuniste".

Pavarësisht se nuk u arrit që të imponohej kthesa e Havanës, sanksionet mbeten në fuqi gjashtë dekada më vonë dhe autoritetet kubane thonë se i shkaktojnë ekonomisë së vendit një dëm që arrin në rreth 150 miliardë dollarë.

Kuba po përjeton krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit, me inflacion në 70 për qind dhe një mungesë të madhe ushqimi dhe ilaçesh pasi pandemia Covid-19 i dha një goditje të rëndë turizmit, ë burimi kryesor i të ardhurave për vendin komunist.

Radhët e gjata për mallrat bazë janë të zakonshme, pasi importet e ushqimeve janë ulur për shkak të pakësimit të rezervave të qeverisë.

Havana fajëson sanksionet për të gjitha problemet e ishullit.

Mesazhi se "edhe embargoja është virus" përmendet herë pas here nga autoritetet.

Por kritikuesit thonë se joefikasiteti dhe problemet strukturore në ekonominë e kontrolluar nga shteti njëpartiak janë gjithashtu shkak për problemet e vendit.

"Bllokada e vërtetë u imponua nga shteti kuban," tha aktivistja Rosa Maria Paya e grupit lobi Cubadecide, të cilin ajo e drejton nga mërgimi.

Embargoja do të hiqet, beson ajo, vetëm përmes "një tranzicioni në demokracinë përfaqësuese".

Kuba ka pak kapacitet prodhues dhe mbështetet në importe për rreth 80 për qind të nevojave të saj ushqimore.

Një reformë monetare e nisur një vit më parë për të lehtësuar presionet mbi kubanët solli një rritje të konsiderueshme të pagave në një vend ku shumica e punëtorëve janë të punësuar në shtet, por nxiti më tej inflacionin e çmimeve.

Që nga viti 2000, ushqimi është përjashtuar nga bllokada e SHBA-së dhe mes viteve 2015 dhe 2000, Kuba importoi ushqim me vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë nga fqinji i saj.

Por blerjet duhet të paguhen me para në dorë, kushte të vështira për një vend me rezerva të kufizuara.

Carlos Gutierrez, kubano-amerikan dhe ish-sekretar amerikan i Tregtisë, thotë se embargoja ka rezultuar "kundërproduktive".

“Absolutisht asgjë nuk është marrë nga Havana”, tha ai.

Interesat gjeopolitike

Gjatë kësaj kohe, Kuba ka kërkuar mbështetje nga rivalët e SHBA-ve si Kina dhe Rusia.

Dy javë më parë, presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan "partneritetin strategjik" në një bisedë telefonike.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov, kohët e fundit tha se Moska nuk e përjashton një dislokim ushtarak në Kubë -- vetëm disa qindra kilometra nga Miami në shtetin amerikan të Floridës -- nëse tensionet me Uashingtonin mbi Ukrainën përshkallëzohen.

Për disa, një qëndrim i tillë kujton Luftën e Ftohtë dhe krizën e raketave Kubane midis Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, që e çoi botën në prag të luftës bërthamore dhe ishte një motiv i madh për bllokadën kundër Kubës.

Konflikti u shmang kur Moska ra dakord të largonte raketat sovjetike nga toka kubane.

Bllokada e SHBA-së filloi si një "instrument strategjik dhe ushtarak" në kontekstin e luftës, thotë politologu Rafael Hernandez.

Dhe megjithëse Lufta e Ftohtë ka përfunduar, janë ende "interesat gjeopolitike" të Shteteve të Bashkuara që përcaktojnë qëndrimin e saj ndaj Kubës, tha ai për France 24.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy