Një muaj me temperatura ekstreme/ Qirjo: Edhe ky vit, si ai paraprak, ka tendencë për të qenë shumë i nxehtë (VIDEO)

Një muaj me temperatura ekstreme/ Qirjo: Edhe ky vit, si ai paraprak, ka tendencë për të qenë shumë i nxehtë (VIDEO)

Raporti i fundit i organizatës ndërkombëtare “Climate Central” tregon se Shqipëria u rendit e dyta pas Greqisë për numrin e ditëve me temperatura ekstreme gjatë vitit 2024.

Për ekspertin e mjedisit, Mihallaq Qirjo, në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, i nxehti është një tendencë që mund të përsëritet edhe gjatë këtij viti.

Viti 2024 shënoi një rekord të ri që nga periudha e matjeve të temperaturave për klimën dhe mbahet ndër vitet më të nxehta. 

Kjo ka dhënë një tendencë jo shumë optimiste për vitin 2025, i cili do të jetë gjithashtu i nxehtë. 

Matjet e tilla, sipas tij, realizohen në nivel kombëtar nga institucionet përgjegjëse për monitorimin e klimës, si IGJEUM, dhe janë praktike. 

Matjet të tilla realizohen ne nivel vendi nga institucionet përgjegjëse për monitorimin e klimës, siç është IGJEUM, por gjithashtu matje të tilla realizohen ne nivele rajonale në Evropë dhe global. 

Këto matje janë ndër avancimet më të mira dhe më të shpeshta që realizohen për të ndihmuar në njohjen e ndryshimeve të temperaturave, të cilat tashmë kanë kaluar mbi 1 gradë Celsius dhe, në vitet e fundit, kanë kaluar edhe mbi 1.5 gradë Celsius në nivel global dhe në zona të caktuara të vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy