
Është vënë re një përkeqësim i menjëhershëm i motit këtë fundjavë, me reshje të dëndura shiu.
Nisur nga ky fakt, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se nga data 27-30 dhjetor, moti do të përkeqësohet dhe bregdeti do të përfshihet nga erëra me jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s.
Drejtoria detare i bën thirrje të gjitha subjekteve të marrin masëa për sigurimin e mjeteve lundruese detare dhe siguron se do të ketë rritje të gatishmërisë së ekuipazhin për mjetet lundruese.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme Detare
Njoftim për përkeqësim të motit
Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Siguria juaj prioriteti ynë!



