Përfaqësuesi i BE në Prishtinë, Samuel Zhbogar ka konfirmuar vendimin për heqjen e vizave për kosovarët, Kryeministrit, Isa Mustafa dhe Ministrit të Integrimit Europian, Bekim Çollaku por nuk ka mundur të pohojë nëse kjo do të ndodhë edhe këtë vit.
Liberalizimi i vizave nuk do të hyjë në fuqi pa u ratifikuar Demarkacioni me Malin e Zi dhe nëse Kosova nuk shënon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit - deklaroi Zhbogar.



