Eksperti i ekonomisë Igli Tola në ‘MCN Live’ ka komentuar rënien rekord të euros që ka nisur muaj më parë, por ka kulmuar ditët e fushatës dhe aktualisht kap shifrën e 109 lekësh.
Ai tha se rënia e fundit vjen si pasojë e sezonit turistik, ndërsa theksoi se rënia më e madhe ishte ajo gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas tij, kursi i euros është in nënvlerësuar, pritet që të bjerë më shumë dhe se në të tilla raste duhet ndërhyrja e Bankës me politika monetare.
Është e pritshme dhe kemi paralajmëruar faktin se me afrimin e sezonit turistik do kemi një goditje të re të monedhës euro. Janë një sërë faktorësh, faktor tradicionalë që e godasin kursin e këmbimit. Në këtë rast nga fundi i 2022 e vijimësi kemi një rënie graduale të euros. Janë një sërë faktorësh, remitancat kanë krijuar një vlerë, njëkohësisht investimet e huaja direkt, flukset e ekonomisë reale deri diku e impaktojnë, por sikundër ju e përmendët pika e thyerjes ishte situata para zgjedhore dhe ardhja e sezonit veror. Ajo që ne shohim sot është se vijon rënia sepse faktori i parë që tashmë ndikon janë ndikimet sezonale, pra hyrja gjithnjë e më madhe e euro për turizmin, kjo do sjellë rritjen e ofertës së monedhës vendase. Gjithmonë pas sezonit turistik kemi një rënie të kursit të këmbimit, ajo që pretendohet është ndërhyrja e bakës qendrore me politika monetare, por ajo s’ka një funksion për menaxhimin e kursit të këmbimit, vetëm operon dhe menaxhon ofertën monetare të kursit.
Në vijim Tola theksoi se në situatën që është sot vendi, mundësitë që Banka të veprojë janë shumë të vogla.
Nuk mund të themi se banka qendrore nuk ka tentuar për ta balancuar këtë kurs këmbimi, por ato janë në ezauruara sepse faktorët që ndikojnë janë shumë të forta dhe mundësitë për ndërhyrje janë të vogla. Duhen gjetur faktor që shkojnë përtej kësaj, normalisht nuk është se është risi që qarkullojnë flukse ekonomike informale. Problemi është se tashmë kemi një dominim të flukseve informale, duke gjykuar situatën mendoj se një pjesë e madhe e ekonomisë tonë varet nga sektori ndërtimit që mban dhe barrën kryesore, sektori hotelerisë e kështu me radhë, ata sektorë janë në dominimin e flukseve ekonomike që vijnë nga ajo informale.
Në këtë pozitë, eksperti Tola tha se parashikimi i kursit të këmbimit është ndër variablet më të vështira për të bërë prognozë, por besoj se ky do jetë kursi i zakonshëm.
Në momentin që flasim për një kurs të zakonshëm shkon drejt atij ky është një moment kur duhet analizuar për të eurozuar ekonominë, apo për ta vendosur Shqipërinë në kursin e euros. Është diçka e cila duke qenë se aspirojmë BE-në, është një moment që duhet të vijë. Në momentin që barazohet kursi lokal me euron është momenti i duhur për të bërë këtë axhustimin e kursit.



