
Brezi i ri francez po largohet drejt Spanjës, për të mbushur kafenetë dhe për të lëvizur të lirë nëpër rrugë. "Në Francë, ora e izolimi është 18:00 dhe gjithçka është e mbyllur - pa restorante, pa bare, ne nuk mund të bëjmë asgjë - por këtu gjithçka është e hapur," tha një student nga Parisi për “Financial Times”.
Për të dhe gjashtë miqtë e tij rëndësi për momentin është të festojnë dhe Madridi është një nga vendet e pakta në Evropë ku kjo është e mundur.
Madridi dallohet për qasjen e tij të relaksuar të masave anti-Covid, mund të qëndroni jashtë deri në orën 23:00 dhe ditët janë me diell.



