Basha me studentët: Do t'i largojmë oligarkët me ligjin antimafia (VIDEO)

Basha me studentët: Do t'i largojmë oligarkët me ligjin antimafia (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme me studentët e Fakultetit Ekonomik, për të diskutuar rreth një sërë problematikash ekonomike, si edhe prioritetet që do të ketë qeveria për studentët dhe kategori të tjera.

Basha është pyetur nga studentët, për oligarkët dhe ligjin antimafia që PD-ja ka deklaruar se do të aplikojë ligjin anti-mafia kundër kësaj kategorie.

“Oligarkët janë ata që pushtetin ekonomik e përdorin për të ndikuar në vendime qeverisëse. Emrat mund të ndryshojnë sjella është e njëjta. E kanë mendjen të kapin qeveritarët dhe të sulmojnë konkurentët. Ku ka kontrata që jepën pa konkurencë, koncesione, kontrata që kompani i fitojnë 1 vit para se të hapet tenderi, kontrata shërbimi pa asnjë shërbim për shqiptarët, prapa tyre janë oligarkët. Cila është rruga? Ligji antimafia që qeveria ime do ta bëjë konkret muajt e parë të qeverisjes. Synimi i ligjit antimafia është që këta persona të mund të mos gëzojnë të ardhura të fituara padrejtësisht, por t'i kthehen buxhetit të shtetit. Barrën e provës nuk e ka më shteti, por e ka zyrtari që e ka mundësuar këtë. Është kjo qeveria që i ka dhënë këto kontrata. Edi Rama është i vetmi në Ballkan që ka dhënë kaq shumë PPP-ra e analizojnë si shtet të kapur. Këta oligarkë nuk do të jenë më aty, asnjë plan nuk do marrë jetë pa i dhënë fund këtyre plagëve. Është çlirimi nga kjo barrë, për të ulur taksat, për të subvencionuar fermerët, për të rritur pensionet. Hapësira e një qeverie pasi heq shpenzimet standarde, është e kufizuar, nëse këtë hapësirë të kufizuar e përpijnë oligarkët nuk bën dot asgjë. Prioritet do të jenë praktikat e studentëve, taksa 9%, rritja e pensioneve, është një objektiv i shpallur. Ekzistojnë të gjithë mekanizmat për ta ndryshuar këtë realitet brenda 6 maujve të parë të qeverisjes", është shprehur Basha.

Në fjalën e tij, kreu i opozitës ka theksuar gjithashtu se sot shteti shqiptar është defakto i falimentuar dhe se qeveria e tij do të kujdeset që taksat e shqiptarëve të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne besojmë tek qeverisja e vogël. Ne besojmë që taksat e shqiptarëve duhen shfrytëzuar më mirë për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, që mbështet ekonominë, por gjithashtu për të ndihmuar arsimin dhe shëndetësinë. Nuk besoj në shtetin klientelist që përgjigjen e vetme ndaj varfërisë dhe mjerimit e ka të hapë vende pune të panevojshme, thjeshtë dhe vetëm me rrogë dhe këto rroga paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe kjo është formula e falimentimit, dhe ju e dini që sot shteti shqiptar është de facto i falimentuar”, ka deklaruar kreu i opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy