
Partia demokratike vazhdon të kundërshtojë shembjen e teatrit kombëtar. Në një takim me artistët, Kryedemokrati Lulzim Basha i garantoi ata se nuk do të lejojë shembjen e teatrit aktual. Ndërkohë artistët do të prezantojnë të hënën projektin e tyre të rikonstruktimit të teatrit.



