Zhduken 540 kg marijuanë nga magazina, policia: E hëngrën minjtë

Zhduken 540 kg marijuanë nga magazina, policia: E hëngrën minjtë

Një sasi prej 540 kg marijuanë e sekuestruar u zhduk nga një magazinë ku e kishte depozituar policia argjentinase. Hetuesit zbuluan se sasia e madhe e drogës mungonte në magazinën e Pilarit, në veriperëndim të Buenos Airesit.

Por policët që duhej ta ruanin thanë se marijuanën e kishin ngrënë minjtë.

Kjo është vënë në dyshim nga ekspertët, që thonë se nëse do ta kishin ngrënë minjtë, atëherë ata do të kishin ngordhur.   

Të pyetur në lidhje me këtë, ekspertë të universitetit të Buenos Airesit thanë se minjtë nuk e ngatërrojnë drogën me ushqimin, por edhe nëse do të ndodhte, shumë të tilël të ngordhur do të gjendeshin në magazinë.

Pritet që oficerët e policisë të dalin para gjykatës më 4 maj, për neglizhencë në zbatimin e detyrës.

Rreth 6 mijë kg marijuanë gjendeshin në këtë magazinë, por mungesa e 540 kg u zbulua vetëm kur detyrën e ruajtjes së magazinës e mori dikush tjetër.  

Të gjitha dyshimet bien mbi përgjegjësin e magazinës, i cili nuk ka firmosur inventarin kur është larguar nga puna në prill 2017.

Ai është nën hetim për mosdeklarimin e të ardhurave për vitin e kaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy