OKB ngre alarmin: Në Gaza 1/4 e popullsisë është në prag të urisë

OKB ngre alarmin: Në Gaza 1/4 e popullsisë është në prag të urisë

Kombet e Bashkuara kanë ngritur alarmin se të paktën 576 mijë persona, ose 1/4 e popullsisë në Gaza, janë në prag të urisë. Duhen ndërhyrje urgjente dhe në OKB është mirëpritur ideja amerikane për ndërtimin e një porti për të lehtësuar mbërritjen e ushqimit.

Çdo mënyrë për të marrë ndihmë në Gaza, qoftë nga deti apo nga ajri, komentoi Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guteress, është padyshim e mirë.

Ne kemi nevojë për më shumë pika aksesi për të lejuar hyrjen e një vëllimi më të madh ndihme.

Ndërkohë, shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushimin në Gaza dhe për lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor para fillimit të Ramazanit po zvogëlohen.

Pas ngërçit të negociatave të regjistruara ditët e fundit, konfirmimi se negociatat janë në ngërç vjen nga zyrtarë amerikanë të afërt me dosjen e cituar nga New York Times.

Presioni i SHBA për një marrëveshje përpara fillimit të muajit të agjërimit mysliman më 10 mars mbetet i fortë.

“Ne vazhdojmë të besojmë se pengesat nuk janë të pakapërcyeshme dhe se një marrëveshje mund të arrihet ... kështu që ne do të vazhdojmë të shtyjmë për një”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller në Uashington.

Vetë Hamasi është zotuar të vazhdojë bisedimet në Kajro, por qëndrimet mbeten shumë të largëta. Grupi militant palestinez po bën thirrje për një armëpushim përpara se pengjet të lirohen, forcat izraelite të largohen nga Rripi dhe të gjithë banorët e Gazës të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Kërkesa që Izraeli i konsideron të papranueshme.

Megjithatë, kërkesat e Hamasit për një armëpushim jo të përkohshëm, por të përhershëm, i kanë ndalur negociatat.

Zyrtarët e informuar mbi bisedimet thanë se Hamasi është “tërhequr” nga marrëveshja e propozuar në Paris dhe, përveç një armëpushimi të përhershëm, po kërkon gjithashtu tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, kthimin e banorëve të Gazës të zhvendosur në shtëpitë e tyre në zona veriore e Rripit.

Izraeli thuhet se kishte pranuar parimet e Parisit, të cilat kërkonin një rivendosje të trupave izraelite brenda Gazës, por jo një tërheqje të plotë, dhe kthimin e grave dhe fëmijëve palestinezë në Gazën veriore, nga ku qindra mijëra njerëz u evakuuan gjatë luftimeve.

Prandaj, pozicionet mbeten të largëta dhe një marrëveshje para Ramazanit duket gjithnjë e më e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy