Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e mbajtur pasditen e kësaj të shtune.
MCN Tv mëson se çështja e parë që është diskutuar ka qenë zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Ervin Salianji e ka cilësuar një gabim veprimin e PD-së dhe ka kërkuar dorëheqjen e Flamur Nokës, si përgjegjës.
Po ashtu mësohet se deputeti Bledi Himçi ka ndërhyrë në diskutim dhe i ka thënë Salianjit që po gabon duke i bërë këto deklarata edhe publikisht.
E ke gabim që i bën këto deklarata, madje edhe publikisht duke e drejtuar gishtin tek ne për përgjegjësi sepse ke qenë ti që më ke kërkuar mua të firmos për Endri Shabanin.
Edhe Elda Hoti i është drejtuar me të njëjtat fjalë Salianjit.
Kryedemokrati Sali Berisha ka pranuar në këtë mbledhje që ishte një gabim dhënia e firmave Endri Shabanit dhe se deputetët do duhet të kërkojnë falje publike.
Sipas burimeve, kërkesën për falje publike e ka pranuar dhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ku ndër të tjera është shprehur se ai ka kërkuar falje publike që në mëngjesin e sotëm.
Ndër të tjera Balliu është shprehur se nuk duhet të mbajë përgjegjësi Berisha dhe Flamur Noka, pasi është përgjegjësi personale.



