Ndërtimet pa leje që preken nga projektet e infrastrukurës, apo palnet rregulluese do të legalizohen, më pas do të prishen, por qyetarët do të përfitojnë dëmshpreblim.
Kjo u bë e ditur nga Kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame. Sipas tij edhe hipoteka tashmë do të jepet nga institucioni që ai drejton. Lame ka theksuar se tashmë ka marre fund faza kaotike e këtij procesi dhe legalizimi ka hyrë në fazën e qetë të operimit të tij.
Duke e cilësuar procesin e legalizimit si reformën e parë për formalizmin e ekonomisë Lame, ka nënvizuar se risi e këtij procesi do të jetë tashmë përdorimi i një sistemi të unifikuar hartografie.



