Ervin Karanxha ka komentuar në “MCN Live” hetimet e SPAK, pastrimin e parave dhe ndikimin e trafikut ndërkombëtar të drogës në investimet në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, duke vënë theksin te rreziku që, sipas tij, vjen nga mënyra si menaxhohen pronat publike dhe private.
Ai u ndal tek dosjet hetimore që lidhen me komunikimet e përgjuara dhe mënyra e përpunimit të tyre ndër vite, duke theksuar se proceset hetimore për trafikun ndërkombëtar të drogës kërkojnë kohë dhe verifikime të shumta procedurale, ndërsa paralelisht shqyrtohen edhe investimet që dyshohet se burojnë nga aktivitet kriminal, veçanërisht në zonat bregdetare.
Sipas tij, një pjesë e këtyre rasteve lidhet me investime të mëdha në territorin shqiptar, të cilat ai i konsideron të lidhura me para të paligjshme.
Këto janë dosje të vitit 2020, ndërsa skyecc, encrochat doli në 2021 është bërë përpunimi dhe kanë ardhur në 2026. Vepra penale e trafikut ndërkombëtar kërkon kohë për veprime procedurale dhe më shihen dhe investimet. Këtu kemi të bëjmë me trafik ndërkombëtar droge që investohen në Shqipëri kryesisht në zonën e bregdetit.
Trafiku i drogës dëmton interesat, falimenton bizneset paraja e paligjshme, por ky rast, protesta e Zvërncit nxori ato që kanë rrezikshmëri të theksuar shoqëruar, grabitja e pronave të shqiptarëve, grabitja e parave të taksapaguesve, kjo është e rëndë sepse rrezikshmërinë ne si shtet e shohim pikërisht te prona e grabitur.
Pse të mos hynte shteti te këto resorte me përqindje që të përfitonte i gjithë populli shqiptar. Ne jemi të dëmtuar dyfish e para nga trafiku ndërkombëtar dhe e dyta grabitja e pronave.
Ai u shpreh se duhet rritur kontrolli mbi investimet në zonat e mbrojtura dhe pronat publike, duke theksuar se çdo përfitim i ardhur nga aktivitete të paligjshme duhet të kalojë në favor të shtetit.
Pavarësisht se dosjet janë sirtari të zvarritura ne si shtet konstatoi se i ka lënë të punojnë dhe pastaj i merr sendin. Mua më shqetëson këtu nuk duhet të merremi me paratë që vijnë nga droga, jo vetëm me këto, sepse rrezikshmëria e shoqërisë është grabitja e pronës e buxhetit të shtetit dhe SPAK duhet ta marrë seriozisht këtë grabitjen e pronës.
Pylli është pasuri shtetërore dhe protestuesit kanë të drejtë. Amerikanët po investojnë në Sazan, në parim çdo investim kërkon transparencë, si edhe pronën e shtetit, me një akt ekspertimi del dokumenti i falsifikuar, pra duhen parë institucionet që kanë dhënë pronat dhe si është ndërhyrë aty.
Ligji për zonat e mbrojtura është bërë në 2017 me propozim të këshillit të ministrave dhe në 2024 del një grup deputetësh e ndryshon ligjin pa një grup specialistësh. Duhen hetuar të gjitha dhe duhen parë të gjitha zonat e bregdetit sepse nuk duhet të grabitet zona e shtetit sepse është pronë publike.
Nëse pronat vijnë në favor të aktiviteti të paligjshëm duhet të kalojnë në favor të shtetit. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në kapacitetin menaxhues dhe masat e sigurisë, kur provohet se ke marrë pjesë në trafik ndryshon puna. Konventa e vitit 2000 thotë merrni masa për verifikimin e pasurive dhe konfiskimin e tyre sepse ne na duhet pasuria dhe jo individi.



