Taksë 5% për ata që punojnë nga shtëpia

Taksë 5% për ata që punojnë nga shtëpia

Ata që punojnë nga shtëpia duhet të taksohen për të ndihmuar "viktimat" ekonomike që shkakton Covid-19. Kjo është një nga idetë e analistëve të Deutsche Bank si pjesë e një analize më të gjerë se si të rindërtojmë ekonomitë tona pas pandemisë. Njerëzit që mund të punojnë nga shtëpia kanë fituar shumë gjatë pandemisë, argumenton Luke Templeman, makro strateg i bankës gjermane. Një taksë prej 5% për çdo ditë pune nga shtëpia nuk do t’i përkeqësonte kushtet e një punëtori mesatar krahasuar me punën në zyrë.

Pyetja e ngritur nga analisti nuk është ideologjike ose e prapavijës, por shumë konkrete: ideja është që nëse dhjetëra miliona njerëz mund të përfitojnë nga një mënyrë pune që thjeshton jetën e tyre, por miliona të tjerë (më shumë në numër) paguajnë pasojat e këtij ndryshimi. Duhet gjetur një mënyrë për t’i ndihmuar ata që gjenden në vështirësi për shkak të përhapjes së punës inteligjente.

"Janë dashur dekada dhe shekuj për të ndërtuar një infrastrukturë të gjerë biznesi dhe ekonomike që mbështet punën ballë për ballë. Nëse një pjesë e madhe e biznesit bëhet e tepërt, gjendja e keqe ekonomike do të jetë e madhe”, shton Templeman.

Sipas llogaritjeve të Deutsche Bank, një taksë e tillë mund të gjenerojë 48 miliardë dollarë të ardhura nga taksat në SHBA, 15,9 miliardë euro në Gjermani dhe 6,9 ​​miliardë £ në Britaninë e Madhe. Burimet që duhet të përdoren në masat mbështetëse për të ardhurat më të ulta, për punëtorët që nuk mund të punojnë në distancë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy