Peticion Bashkisë, Muça: Zbukurime edhe për festat myslimane, kërkojmë barazi  (VIDEO)

Peticion Bashkisë, Muça: Zbukurime edhe për festat myslimane, kërkojmë barazi (VIDEO)

Një peticion i nënshkruar nga disa banorë i është drejtuar Bashkisë Tiranë, për zbukurimet e festave edhe për Komunitetin Mysliman. Brigida Muça, firmëtare e këtij peticioni, tha në studion e lajmeve të MCN TV se pret nga institucionet e qeverisjes vendore të sillet njësoj me të gjitha komunitetet fetare.

Presim që edhe në festën e Bajramit apo Ramazanit të kemi të njëjtën atmosferë festive siç kemi tani për Krishtlindje. Nëse kjo është një festë, pse të mos ketë një të tillë edhe për komunitetin mysliman.

Muça tha se kjo kërkesë është bërë për Tiranën fillimisht, por do të shtrihet edhe në qytete të tjera.  

Komuniteti ynë merr një leje për zbukurimin e xhamive apo institucioneve fetare me një pankartë dhe pak drita, vetëm kaq. Nuk ka zëra për këtë. Ramazani ka qëllim edukativ për brezin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy