Një histori e denjë për telenovelat ajo e një aktori telenovelash në Turqi. I njohur edhe si model dhe prezantues, Vatan Sasmaz u vra mbrëmjen e djeshme në një prej hoteleve luksozë të Stambollit nga ish- e dashura e tij.
Mediat turke mësuan se 43-vjeçari Sasmaz priste një fëmijë nga bashkëshortja Yasemin Adali, me të cilën u martua në vitin 2015.
Ish-modelja Filiz Aker, e cila qëlloi me 4 plumba pas shpine aktorin me të cilin kishte pasur një lidhje dashurie në vitin 2009. Sipas mediave turke, ajo i kishte thënë mbesës së saj se “unë do të jem e lumtur, por lumturia ime mund të mërzisë ty. Duhet të bëhesh e fortë.”
Lajmi për vdekjen e aktorit shokoi Turqinë pasi erdhi pikërisht në në kohën kur në televizionet turke transmetohej seria e re e një seriali ku ai luante.
Mediat turke transmetuan pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit, ku ai shfaqet duke u future në dhomë vetëm pak orë para vrasjes.



