"Lufta" virtuale /Basha: Kryeministër dordolec, Rama: Lëri reagimet trimërore për të larguar gogolët

"Lufta" virtuale /Basha: Kryeministër dordolec, Rama: Lëri reagimet trimërore për të larguar gogolët

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë akuzave të opozitës për audiopërgjimin ku sipas PD është vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.

Duke replikuar me kreun e PD, kreu i ekzekutivit i ka përmendur sërish faktin që zëri i "Agron Xhafajt" në audio përgjim ishte i një aktori që nuk u pagua.

Në një status në Twitter, Rama duket i bindur se i njëjti fat do ta ndjekë Bashën edhe për rastin e denoncimit të Nuhut ndaj deputetit Rrahman Rraja e Taulant Ballës.

"Nuk të vjen zëri dhe s'ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s'të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak! Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s'janë fare! Apo po fle ti tani?", shkruan Rama.

Por pas këtyre akuzave, vjen edhe reagimi i Bashës. Me anë të një statusi në rrejetin social "Facebook", ky i fundit i merr “borxh” termin e piktorit të dështuar nga ish-kryeministrit Berisha, duke shtuar se kreu i qeverisë është zhytur në artbërjen e telenovelave, pasi kujton se do t’u shpëtojë verdiktit të shqiptarëve me propagandë dhe shfaqje bajate.

Edi Rama nuk është më kryeministër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.

"Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt.

Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta.

Edi Rama nuk është më kryeminsitër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.

Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin", shkruan Basha.

Por i menjëhershëm ishte erdhe përgjigja e kryeministri Edi Rama ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha lidhur me çështjen ‘Xhisiela’. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama i shkuan Bashës që ky i fundit t’i lërë reagimet trimërore.

“Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah, mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy