RENEA aksion për kapjen e Erjon Llapushit/ Rusta: I shpëtoi edhe operacionit të 6-të për kapjen e tij. Dyshohet të jetë larguar drejt MV (VIDEO)

RENEA aksion për kapjen e Erjon Llapushit/ Rusta: I shpëtoi edhe operacionit të 6-të për kapjen e tij. Dyshohet të jetë larguar drejt MV (VIDEO)

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale po zhvillojnë një operacion masiv në Pogradec me qëllim sekuestrimin e drogës, armëve dhe kapjen e personave të kërkuar.

RENEA ka rrethuar banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po kryen një kontroll të imtësishëm në brendësi të shtëpisë së tij.

Siç raporton për “MCN live”, gazetari Arsen Rusta, ka dyshime se Llapushi ka shpëtuar edhe nga operacioni i 6-të për kapjen e tij , teksa ka dyshime se ai është arratisur drejt Maqedonisë së veriut.

Në këtë moment, hetimet dhe operacionet për kapjen e tij janë në vijim.

Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra ambiente, mes tyre edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë, ndërsa RENA ushtroi kontrolle të imtësishme në shtëpinë e tij.

Ky është operacioni i 6-te rreth kapjes së tij, të cilit duket se ai i shpëtoi.

Erjon Llapushi konsiderohet si një emër i njohur për policinë në Pogradec dhe është në tok listën e më të kërkuarve, i cili siç duket i shpëtoj edhe operacionit për kapjen e tij sot.

Ai është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamerierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau në sy të klientëve.

Nga ai moment ai vazhdon të jetë ndër personat në listën e të kërkuarave nga policia dhe drejtësia shqiptare.

Policia e Shtetit, ajo e Elbasanit dhe Pogradecit, shprehen se aksione për kapjen e tij do të vijojnë dhe me partnerët tjerë pasi dyshohet se mund te jetë larguar drejt Maqedonisë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy