Rreth 3900 mësues do të zhvillojnë këtë të shtunë provimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Testimi do të zhvillohet në 13 Drejtori Rajonale Arsimore, ndërsa në Tiranë provimi do të monitorohet edhe nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Javën që vjen mësuesit do të njihen me rezultatet e provimit, ku kandidati me pikët më të larta do të punësohet në një nga vendet vakante që do të shpallë Ministria e Arsimit.



