PS-ja e Lezhës ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, për incidentin e regjistruar në Shëngjin me një activist të LSI-së. Dega e PS Lezhe akuzon presidentin e zgjedhur se me autokolonën e tij po kercenon ke i del perpara.
Deklarate e Partise Socialiste Lezhë
Ilir Meta duhet të kujtohet qe eskorta e tij, nuk është grup paramilitar për të cenuar sigurinë e procesit zgjedhor po skuader që paguhet nga taksat tona për sigurinë e Presidentit të zgjedhur, i cili po e bën baltë fare duke ardhur vërdallë me një autokolonë rojesh e “miqsh” nëpër Lezhë e Shëngjin për të kërcënuar kë i del përpara! U bëjmë thirrje qytetarëve të Lezhës, Mirditës, Kurbinit të vazhdojnë të votojnë me qetësi. Shfaqja e shëmtuar që Ilir Meta po jep ne qarkun tonë, eshte pasqyrim i deshperimit politik dhe humbjes se vetekontrollit logjik.
Mos bini pre e provokimeve te autokolones antiligjore dhe antidemokratike qe udhehiqet nga Presidenti i zgjedhur! Turpi le t’i mbetet atij dhe partise se tij qe s’kane asnje shans ta prishin festen demokratike te zgjedhjeve, as ne qarkun e Lezhes dhe as ne mbare Shqiperine. Vota juaj eshte e vetmja pergjigje e merituar per kete shfaqje te mjerimit politik e qytetar.



