"Dashuri në kohërat e koronavirusit". Ky është titulli i murales më të re që mban firmën e artistit të rrugës, Tvboy.
Në të shfaqen dy protagonistët e të famshmes "Puthja" e Francesco Hayez me maska dhe sterilizues në dorë. Me hashtagun #MilanoNonSiFerma, një foto e saj është postuar në rrjetet sociale, ndërsa fizikisht ajo ndodhet në Milano, kryeqendra e rajonit të Lombardisë, ku ndodhet numri më i madh i të prekurve nga Covid-19 në Europë.



