Artan Taragjini, banor i fshatit Zërvaskë në bashkinë e Pogradecit, ka denoncuar tek Xhadat një rast që ka të bëjë me kopshtin e tij të mbushur nga plehrat e fshatit, të cilët i hedhin aty, pas shtëpisë së tij dhe të familjes.
Për të vajtur tek shtëpia e tij, makinën Xhadave iu desht ta linin në qendrën e fshatit dhe morën rrugën në këmbë, dhe panë një shqetësim tjetër pa arritur tek plehrat. Ishte rruga skandaloze dhe e çarë në mes nga përrenjtë gjatë reshjeve. Shkuan pas shtëpisë së zotit Artan Taragjini, dhe kopshti ishte shumë i ndotur, dukej si landfill. Artani tha se këtu i hedh e gjithë lagjja, nuk vendos dot gishtin tek persona konkret sepse i hedhin të gjithë.
Madje ai tha se herë pas here, i ka groposur plehrat nën tokë, megjithëse ato prapë kanë hedhur. Ai u shpreh se ka 4 fëmijë të cilët aty luajnë çdo ditë dhe shqetësohet për këto plehra sepse janë sëmundje. Ai tha se hedhin edhe kafshë të ngordhura aty përpos plastikave apo detergjentëve. Kopshti pas shtëpisë kishte shumë vite e mbjellur me qershi.
Ai tha se për këtë është ankuar disa herë tek bashkia apo tek kryeplaku i fshatit, por nuk është marrë asnjë masë. Artani dhe se vetëm 2 kosha ka gjithësej, njëra e cila ishte poshtë tek qendra fshatit dhe njëra që ishte tek lagja ku banonte ai me komshinjtë e tjerë.
Morën rrugën për tek koshi i fshatit dhe panë që ishte i tejmbushur me mbetje, madje kishte edhe në tokë të hedhura kudo. Nuk ishte e pastruar dhe sipas Artanit, kur ky koshë vetëm mbushej plotë banorët e lagjes i hidhnin tek kopshti i tij. Arritën sipër kopshtit të Artanit dhe panë situatën nga lart. Aty ishte vendi ku sipas tij vijnë dhe i hedhin banorët e fshatit, dhe përfundonin drejtë kopshtit dhe afër banesës.
Xhadat iu drejtuan disa banesave aty rrotull fshatit, dhe disa prej tyre njëherë thonin që nuk i hedhim aty, njëherë thonin se kur mbushet koshi ne s’kemi rrugëzgjidhje, por vetëm një banorë në fund pranoi që i hidhte aty dhe premtoi që nëse bashkia vendos kosh tjetër dhe i pastron unë s’kam pse t’i hedh aty. Këtu mesa duket, banorët e kishin bërë zakon, që kur mbushej koshi i fshatit, ato hidhnin mbeturinat tek kopshti i tij sikur të ishte landfill.
Iu drejtuan bashkisë dhe aty iu doli Sekretari i Përgjithshëm, e iu tha se do të shkonte vetë personalisht tek situata dhe do ta zgjidhë çështjen sa më parë.
Artani dërgoi video për Xhadat ku po atë ditë disa punëtor të bashkisë kishin pastruar kopshtin dhe plehrat i kishin futur tek ajo gropa që Artani tregoi në fillim dhe i kishin lënë aty. Punëtorët dukeshin nga video po bënin pushimnë këmbë, ku mesa duket sapo kishin përfunduar punën, por plehrat nuk i kishin marrë nga kopshti, por i groposën siç kishte bërë Artani më parë. Kjo tregon që ai veçse t’u vëri flakën atyre, tjetër zgjidhje nuk i mbetet.
Koshi i fshatit ishte pastruar, por nuk ishte vendosur një tjetër, në mënyrë që të kishte hapësirë më shumë dhe banorët të mos iu drejtoheshin tek kopshti i Artanit, kur vetëm ai kosh mbushej shpejt.



