
Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia me dyshimin se është porositësi i ngarkesës me pleh kimik që erdhi nga Kolumbia në Malin e Zi e më pas në Shqipëri.
Duke parë faktin se një figurë e pushtetit implikohet në forma të tilla, eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi, mendon se raste të tilla janë shpeshtuar veçmas në dhjetë vitet e fundit.
Sipas tij, aktivitete të tilla logjikisht dhe praktikisht kanë përkrahjen e strukturave teknike dhe të pushtetarëve.
Fatkeqësisht kemi raste të tilla të shumta prej 10 vitesh, në përshtypjen time, situata të tilla fatkeqësisht nuk zbulohen përherë.
Këtu kemi dy element, që një aktivitet i tillë nuk mund të arrij në një dimension të tillë nuk bëhet brenda ditës dhe pa i vëzhguar dikush.
Pra, le shteg të mendosh se autoritetet qoftë teknike si policia apo pushtetarët në njërën anë, janë në dijeni apo e mbështetësin, dhe linja e dytë, është që zakonisht ka dy rrugë, që godasin këto lloj aktivitetesh.
Rruga e parë kur partnerët ndërkombëtare aktivizohen dhe kërkojnë mbështetjen e policisë shqiptare dhe linja e dytë kur grupet kriminale shesin njëri- tjetrin, dhe i prishin pazaret. Pra nuk mundet një aktivitet të lulëzoj brenda natës, pa pasur përkrahje.
Për ekspertin e sigurisë, Muzhaqi, Shqipëria është kthyer në vend tranzitimit të dograve të forta.
Sipas tij, rivaliteti mes bandave shpesh sjell edhe mënyra të reja të tranzitimit të drogave, për të ulur kostot.
Shqipëria është kthyer në vendtranzitimi të drogave të forta. Rivaliteti mes bandave shkakton nevojën për të kërkuar nevoja të reja të tranzitimit të drogave, tani jemi përballë më mënyrën e përzierjes me plehun kimik. Kemi pasur laboratorin në Xibrakë, pastaj mënyrat e futjes përmes bananeve, pra dimë që mallrat e importit që kanë paketim dhe arka dhe paleta, ekziston mundësia e kamuflimit në to.
Mendoj që kjo është një mënyrë se si grupet kriminale e bëjnë për të ulur kostot sepse është bërë rivalitet për grupet tjera.
Eksperti Muzhaqi, shfaq mendimin se në raste të krimeve të tilla, kanë dorë dy element, që kanë të bëjnë me përfitimin e politikës nga krimi, dhe propaganda, përkatësisht mbulimi përmes fasadës nga qeveria për aktivitetet kriminale.
Kemi vite që e shprehim hapur, por nuk është se shohim ndonjë efekt të opinionit publik, fatkeqësisht qeveria janë ka devijuar nga qëllimi për mbrojtjen e popullatës.
Mendoj se ka dy element të fuqishëm të politikës sonë, njëra është krijimi i përfitimeve masive përmes parasë, siç është droga, manipulimi i fondeve publike, apo investimet abuzive, dhe e dyta që funksionon fort në këtë qeverisje, është propaganda, pra fasada përmes së cilës mbulohet e gjithë kjo.
Në këtë pjesë hynë edhe policia dhe prokuroria, që në vend se të përdoret ajo pjesë e shëndoshë e policisë dhe strukturave për mbrojtjen e ligjit, fatkeqësisht vëmë re që shpesh futet policia në mbrojte të këtyre operacione për përfitime materiale.



