Sërish dhunë në familje, 40-vjeçari grushta e shqelma mbi gruan, e bën për spital

Sërish dhunë në familje, 40-vjeçari grushta e shqelma mbi gruan, e bën për spital

Një tjetër rast dhune në familje. Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 40-vjeçar që ka dhunuar duke bërë për spital bashkëshorten e tij 34-vjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare specialistët për Krimet, në stacionin e Policisë Prrenjas, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 40 vjeç.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive xhelozie, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.V., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”. BalkanWeb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy