Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen dy të rinj në Korçë

Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen dy të rinj në Korçë

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë teksa tentonin të hapnin me mjete të forta dyert e një automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas po tentonin të vidhnin një automjet, në lagjen nr.18, Korçë, kanë organizuar menjëherë punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", për kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën në flagrancë pas mesnate, duke tentuar të hapnin dyert e automjetit tip “Audi”, me mjete të forta, dhe u arrestuan shtetasit: E. M., 33 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Mjetet e përdorura nga këta shtetas për vjedhjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy