Shërbimi i mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes DVB-T2 në Radio Televizionin Shqiptar i është besuar bashkimit të operatorëve ekonomikë IDEA - TEL” SH.P.K & “REAL COM. Nga kjo garë u përjashtua “R & T” sh.p.k. me pronar Renis Tërshana dhe “T B S 96”shpk me pronar Artan Xhori për shkak se paraqiten dokumente të falsifikuara. Në studion e MCN TV, drejtori i Përgjithshëm, Endri Meksi, analizoi aspekte të këtij tenderi.
Është një rast i qartë në të cilin autoriteti kontraktor, pra RTSH, ka lënë gjurmë në mënyrë të qartë në dokumentin zyrtar të njoftimit të fituesit, ku ka trajtuar motivet e skualifikimit të palës R&T dhe TBS 96. Del që ata kanë kontaktuar një kompani në Kinë si partnere për të plotësuar një nga kërkesat e tenderit, në këtë rast ai që të jep mundësinë ti provosh kontraktorit që ke kapacitetet për ta ndjekur shërbimin. Të dyja kompanitë e kanë këtë kapacitet. Kanë CV shumë të pasur.
Të dyja kompanitë e kanë kapacitetin pasi kanë vite në treg. Për të qenë i sinqertë në vendin e autoritetit nuk do ta vija këtë kriter. Janë kompani me mbi 20 vjet në treg për shërbime të IT. Nuk është debat mbi kompaninë, është debat teknik. Ato thonë që do të operojnë me kompaninë kineze. Ndërkohë kompania kineze thotë se nuk jemi ne zyrtarja që na është referuar kompania shqiptare në letër. Ndërkohë që kompania origjinale prodhuese e pajisjeve të RTSH që duhen mirëmbajtur thotë që nuk kam asnjë lidhje me kompaninë kineze.
Ka një lloj ping-pongu të të drejtave që mund të shkojë në KPP dhe më pas në Apel. Elementi aktual i rëndësishëm është që RTSH ka treguar transparencë duke e vënë në dukje këtë detaj. Të dyja palët do të shkojnë për një procedurë administrative pranë APP. Masa është shumë serioze. Mos ngatërrojmë KPP me APP. Nëse kompanitë nuk ankimojnë, do të pranojnë akuzën që ju bën RTSH dhe mund të përjashtohen deri në 3 vite nga tenderat. KPP është gjykata e tenderave. APP kontrollon kontratat. Në fakt kontrollon asgjë se po të ishte kështu do të ishin shumë gjëra në vite. Në momentin që autoriteti kontraktor apo mediat vënë në dukje këtë rast, padyshim do ta ndjekin.
Në këtë procedurë rrezikojnë jo pak, jo vetëm kanë humbur procedurën, por do të vazhdojnë me ankimimin.
Meksi u pyet edhe për rolin e KPP, institucion për të cilin janë referuar në gjykatë 273 ankesa.
Janë shifra që tregojnë se ka problematika, por nuk mbartin asnjë vlerë në vetvete. Kush nga operatorët është i pakënaqur nga KPP shkon në gjykatë. Është analiza e çështjeve tek më tek që nxjerr në pah problematikat si ajo e AKSHI-t. Nuk është gabim të hysh në tendera dhe as të hysh në to. Një pjesë e mirë e bizneseve të shëndetshme e ndjekin këtë rrugë.
Dy kompanitë e rastit të RTSH kanë ankimuar, është një histori që zgjat nga marsi i 2025. Kjo procedurë është te procedurat.
Ndryshimin e masës së sigurisë për Mirlinda Karçanaj, Meksi e cilësoi një hap normal.
Te rasti Karçanaj është normale. Është një zonjë dhe nuk shoh që arresti në shtëpi bën ndonjë diferencë më të thellë.
Ndoshta hetimi po ndiqet , ne kemi evidentuar ata elementë që mbartin rëndësi. Nuk është vetëm SPAK-u. Hyn KLSH, Kuvendi dhe vetë auditi i brendshëm. Të gjitha problematikat i kontrollon vetë autoriteti. Ne e presim zgjidhjen nga SPAK, por nuk është ajo e vetmja rrugë.



