Kristuli: Me bursën që është fermerët do e shesin grurin me humbje. Duhet të subvencionoheshin, edhe cilësia është më e ulët (VIDEO)

Kristuli: Me bursën që është fermerët do e shesin grurin me humbje. Duhet të subvencionoheshin, edhe cilësia është më e ulët (VIDEO)

Theodhor Kristuli, kreu i Unionit Agro-Ushqimor deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se me çmimet e bursës së grurit fermerët në Shqipëri do e shesin të gjithë prodhimin e tyre me humbje. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Kristuli tha se në momentin që janë mbjellë farat dhe përgjatë kësaj kohe, çmimet e karburanteve dhe plehrave kimikë kanë qenë më të larta sesa janë aktualisht dhe që shteti duhet të kishte ndërhyrë me subvencionim që tani fermerët mos të përballen me humbje. Sipas Kristulit cilësia më e dobët e prodhimit të këtij viti ka ardhur për shkak se fermerët nuk kanë pasur mundësi ekonomike që t’i kryenin proceset ashtu si duhet. "Kemi diskutuar edhe këtu në MCN se në rast se nuk jepet një ndihmë reale sa i përket farave të certifikuara, sa i përket pesticideve, insekticideve, plehrave kimikë dhe karburanteve kostoja e prodhimit të grurit, fermerëve do u dalë e lartë. Kjo është e vërteta që shohim dhe sot. Kemi grurin që ka filluar me ato kosto të fuqisë punëtore, me ato kosto të karburantit, që sot mund të kenë rënë. Kur u mbollën fara çmimet kanë qenë të larta, çmimet e plehrave kimikë kanë qenë të larta. Ajo që duhet të jepej nga e shtetit ishte që të subvencionoheshin në një masë të konsiderueshme, plehrat kimikë, karburanti të merrej nga më shumë fermerë dhe sasia e subvencionimit ka qenë modeste. Jemi në kushtet më të disfavorshme të prodhimit të fermerëve. Ndërkohë që fermerëve i ka kushtuar ky çmim kaq i lartë për prodhimin e grurit, bursat kanë rënë gjysmë për gjysmë. Kur kemi diskutuar para 8 muajve çmimet e bursës së grurit FOB kanë qenë 420-450 deri në 500 dollarë toni pa përfshirë doganën, transportin. Aktualisht çmimet janë shumë të mira. Ukraina në bursën e sotme është 202-204 dollarë toni sipas cilësisë FOB, Rusia është 220-228 toni. Pastaj janë Franca dhe Gjermania që nuk e kalojnë 250. Është çmim modest dhe i mirë. Fermerët nuk janë mbështetur siç duhur. Politikat qeveritare nuk kanë qenë të duhura edhe pse është folur nga të gjitha anët. Këtë gjë e pohoi dhe përfaqësuesi i mazhorancës. Grosistë janë 12 fabrika të mëdha. Prodhojnë mbi 200 tonë miell në ditë, janë dhe 200 mulli që prodhojnë me kapacitete të vogla. A po përfitojnë? Ata janë kapitalistë, marrin mallin në cilësi dhe sasi aty ku i del hesapi. Pjesa e atdhedashurisë këtu nuk qëndron. Ty të vjen gruri në Shqipëri më lirë megjithëse ka 20% TVSH brenda, kjo ka disa arsye. Nuk mund të konkurrohet Ukraina që ka qindra hektarë në vijë të drejtë dhe e nxjerr koston për njësi shumë lirë. Edhe vitin që shkoi që dolëm mirë me çmimin e grurit, kjo ndodhi se çmimi jashtë ishte i lartë dhe pati mundësi fshati ynë të shiste. Me këtë bursë që ka, fshatarët do e shesin me humbje. Jemi më shumë tek importi, prej vitesh. Importi i grurit tek ne llogaritet 350- 370 mijë tonë në vit. Kryesisht vinte nga Rusia, është më lirë Ukraina, pak a shumë e njëjta cilësi është normalisht që tregtari do e marrë atje. Tani është partner goxha më i lirë Ukraina, por njëkohësisht është dhe Serbia, por cilësia e saj lë për të dëshiruar në krahasim me Rusinë dhe Ukrainën. Marrim nga Kroacia, Rumania Franca. Por më tepër për përzierje se janë çmimet e larta. Në sasi prodhim vendi shkojmë 250 mijë tonë, 150 mijë tonë janë për konsum vetjak. 100 mijë tonë shkon nëpër fabrika. U tha në kronikë që cilësia e grurit të prodhimit shqiptar është më e ulët sivjet. Ishte e pritshme përderisa fermeri nuk ka pasur mundësi një fushe t’i hedhë 10 thasë plehra kimikë, por 5, detyrimisht aq do marrë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy