
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditën e kësaj të marte në kryeqytet.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Erion Çela, ndërsa i plagosur në këmbë ka mbetur Arben Dani 46-vjeç, Azbi Selimaj 19-vjeç i plagosur në shpatull, Edmond Crroj 41 vjeç dhe vëllai i viktimës Blerim Çela i plagosur në këmbën e djathtë dhe në fytyrë.
Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, pika kontrolli janë ngritur në hyrje daljet e Tiranës. Burimet për MCN bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë larguar me një automjet Mercedes Benz I zi.



