Për protestat e sotme që u zhvilluan në zonën e stacionit të trenit si pasojë e zgjatimit të bulevardit ka folur edhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në një intervistë ekskluzive për TemA TV, Veliaj thekson se ka pasur një studim për dëmshpërblimin dhe në shumicën e tyre është gjetur mirëkuptim.
Shtëpitë e tyre u prishën për shkak të projektit, për të cilin Veliaj tha se është i kohës së Adil Çarçanit dhe banorët nuk duhet të kishin ndërtuar këtu.



