Shapo: Efektet e rënda anësore të AstraZeneca-s shfaqen 42 ditët e para. Njerëzit nuk ndihen të lodhur pse janë vaksinuar

Shapo: Efektet e rënda anësore të AstraZeneca-s shfaqen 42 ditët e para. Njerëzit nuk ndihen të lodhur pse janë vaksinuar

Lajdon Shapo, specialist i shëndetit publik në Britaninë e Madhe tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se efektet anësore të rënda të vaksinës AstraZeneca kanë ndodhur deri në 42 ditë pas aplikimit të saj dhe jo kohë më vonë.

Duke vijuar më tej, Shapo theksoi se po ashtu Pfizer dhe Moderna kanë pasur efekte të rënda anësore që lidhen me probleme të zemrës, por duke qenë se  graviteti i efekteve të vaksinave të AstraZeneca dolën në pah menjëherë,, kjo kompani u bë target kryesor.

Sipas Shapos, lodhja që njerëzit i atribuojnë vaksinën Astra Zeneca është për shkak të përballjes së tyre shpeshherë me virusin.

Një prej personave që ka qenë në padinë ligjore që pas kontaktit të parë me vaksinën AstraZeneca (zoti Scot), ishte në gjyq në fakt me 50 të tjerë dhe kjo ndikoi. Dëmshpërblimi që kapte rreth 100 milionë paund bëri gjithçka të shihet në një tjetër lupë. Jo më larg se dje, EMA dhe së bashku me MHRA, AstraZeneca pranoi të tërheqë të gjithë stokun e vaksinave që kanë mbetur. Një tërheqje elegante duke thënë se ka më shumë stok sesa duhet.

Efekte anësore janë ato që janë të pritshme, që ndodhin brenda 24 orëve të para, që është dhimbje në vendin e shpimit, mund të ketë pak temperaturë, pak lodhje . Ka dhe të tjera që janë të ngjashme me efektet anësore që jep kontakti me SARS Cov2, si temperatura, të vjella, diarre, dhe probleme të tjera, pra 1 në 100. 1 në 1 mijë janë ato që thashë dhe paraliza mes tyre. 1 në 10 mijë janë këto tjerat.

Një studim i Oxford vjet nxori në pah se janë bërë 29.9 milionë vaksinime në Angli dhe dhe për çdo 10 milionë vaksinime të para, në vitin e parë u panë 66 raste me trombozë.

Pjesë e efekteve anësore është sa kohë qëndron vaksina në trupin tonë. Është nga disa ditë deri në 1 javë. Vaksina e kryen detyrën. Alerton sistemin imunitar që këto janë proteinat spike, përgatitu për armikun real.  Efektet anësore janë parë brenda 24 orësh, ato të zakonshmet, brenda disa ditësh ato të zakonshmet dhe më pak të rrallat dhe deri në 30-42 ditë të gjitha llojet e efekteve.

Të diskutojmë efekte serioze anësore të kësaj vaksine apo të tjerave në një kohë vjetore, kjo nuk është reale, nuk ka prova për të lidhur një efekt shkak-pasojë. Nëse kanë ndodhur efekte të rënda këto kanë ndodhru brenda ditëve të parë dhe muajve të parë.

Nëse me AstraZeneca kemi problemin që pas dozës së parë janë parë efekte anësore të rënda, me Pfizer dhe Moderna janë parë pas dozës së dytë janë parë efekte të tilla dhe janë të përqendruara tek adoleshentët dhe të rinjtë.

Ajo që mendon popullata nuk është e saktë. Këto vaksina na kanë mbrojtur më shumë sesa na kanë bërë dem. Demet përfshirë dhe AstraZeneca, por duke qenë se graviteti i tyre doli në pah menjëherë, disa muaj pas aplikimit kjo u bë evidente dhe ishte targeti kryesor. Edhe Pfizer dhe Moderna kanë pasur probleme të tilla si endokardite, mikardite, perikardite dhe probleme të tjera.

Ndjerja më të dobët nuk është nga vaksinimi, por nga përplasjet e shpeshta me SRAS Cov 2,  variantet e tij kryesorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy