Parlamenti rus miraton aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Parlamenti rus miraton aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë miratoi sot ligjin për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, duke vulosur kontrollin e tyre pas referendumeve të kontestuara gjerësisht nga Perëndimi.

Ndërkohë BE thirri diplomatët rusë, si pjesë e një lëvizjeje të koordinuar me shtetet anëtare për të dënuar "aneksimin e paligjshëm" të katër rajoneve të Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

"Ky është një lëvizje e koordinuar në mbarë BE-në dhe BE," i tha AFP Peter Stano, zëdhënës i marrëdhënieve të jashtme për bllokun.

Vendet e BE-së filluan të thërrasin të dërguarit rusë të premten pasi Putini deklaroi zyrtarisht se katër rajone të Ukrainës të pushtuara nga trupat e tij janë tashmë territor rus.

Belgjika thirri të premten ambasadorin rus, të ndjekura më pas edhe nga Italia dhe Austria.

Udhëheqësit e BE-së janë zotuar se "nuk do ta njohin kurrë këtë aneksim të paligjshëm" të kryer nga Moska dhe blloku po përgatit sanksione të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy