Andoni: Protesta arriti qëllimin në masivitet, por artikulimet ishin të vakëta. Bashkimi i PD-së s’ka përfunduar (VIDEO)

Andoni: Protesta arriti qëllimin në masivitet, por artikulimet ishin të vakëta. Bashkimi i PD-së s’ka përfunduar (VIDEO)

Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se sa i takon masivitetit protesta e opozitës e arriti qëllimin, por ai thekson se artikulimet ishin të vakëta dhe fotokopje të atyre të mëparshme. Andoni mendon se bashkimi i PD-së nuk ka përfunduar, ndërsa protesta e djeshme ishte vetëm një shenjë e përgatitjes zgjedhore të Rithemelimit. 

 

Besoj dhe konstatoj që pjesëmarrja ishte e mirë dhe ndoshta shkon edhe përtej pritshmërive të njerëzve të PD-së së Rithemelimit. Protesta sa i përket masivizimit ia arriti qëllimit, problemi ishte te artikulimet që ishin shumë të vakta, pothuajse një fotokopje e artikulimeve të mëparshme. Edi Rama është prapë aty. SPAK-u ka arritur që të vendosë me shpatulla pas murit PS-në. Në këto kushte kur është vendi dhe situata ndërkombëtare, kur zhvillimet ekonomike të shumë vendeve varen edhe nga zinxhirët ekonomikë, që po vështirësohen prej vatrave, këto z.Berisha i anashkaloi fare dhe foli si të ishte në miting zgjedhor. Dje ka qenë një shenjë e përgatitjes zgjedhore e grupit të Rithimelimit. Vështirësia më e madhe qëndron te pritja, ku do kalojë vula, dhe s’ka një plan B, nëse vula do shkojë te Basha atëherë çfarë do bëjë Rithemelimi, në çfarë ombrelle do futet. PS duket që i ka ndezur motorët e fushatës shumë shpejt, të mos themi që mund ta kapë në befasi opozitën.
Ishte një test, dhe ishte një test i kaluar mirë, qoftë nga pjesa e grupit parlamentar të Bardhit, qoftë nga pjesa që përfaqëson Noka.

Berisha është njeriu që edhe pas kuintave e drejton grupin e Rithemilimit dhe tashmë të gjithë anëtarët i janë bindur. Sa i përket dualitetit të z.Noka dhe z.Bardhi, do ende pak kohë që ta dimë si do funksionojë. Kjo parti s’po ndan pjesën strukturore të saj, kur të merret vesh pozicioni i z. Noka dhe pozicioni i z.Bardhi atëherë do merren vesh shumë gjëra. Ata po i gëzohen pjesës së parë të bashkimit, bashkimi përfundimtar s’ka mbaruar, pasi do mbarojë kur struktura e Bardhit të shkrihet te Rithemelimi. PD ka gjetur një modus bashkimi, një modus qetësie, por kur të fillojë fushata zgjedhore atëherë do ta shohim realisht grupin e Rithemelimit. Pjesa më e vështirë është që të mbajnë aktive këtë frymë. Nëse do vazhdojnë me këtë lloj retorike, ajo frymëzon vetëm militantët, por jo njerëzit e zakonshëm”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy