Dy kërkesat e Ramës në Konferencën e Donatorëve

Dy kërkesat e Ramës në Konferencën e Donatorëve

Në Konferencën e Donatorëve, kryeministri Rama, kërkesën për ndihmë e degëzoi në dy drejtime. Rama falënderoi ata që e përkrahën Shqipërinë në momentin e vështirë të fatkeqësisë natyrore dhe bëri thirrje për ndihmë në rimëkëmbjen e vendit pas saj.   

Unë ndihem kaq mirë të zbulonim në momentet tona tragjike që nuk ishim vetëm, sepse kishim kaq shumë miq të shkëlqyer, që vinin nga qielli, deti toka rajoni, kontinenti e përtej. Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni, ndërsa ne mundohemi të rimëkëmbemi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe në atë që e quajti “tërmeti i BE”. Duke u përqendruar te Brexit, Rama tha se do të ishte krenar nëse Shqipëria do të zëvendësonte në Bruksel vendin e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, shtoi nuk po u kërkonte vendeve të votonin ‘pro’.

“Ju patët vetë tërmetin tuaj me BREXIT dhe unë që vija nga një vend i vogël dhe që kërkojmë të hyjmë në BE, isha shumë i trishtë të shihja që Mbretëria e Bashkuar largohej prej saj. Sa krenar do doja që flamuri i Shqipërisë të zëvendësonte atë të Mbretërisë së Bashkuar këtu në Bruksel, por nuk do t’jua thosha bëjeni”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy