Putin: Nuk synojmë ta ndajmë BE-në, do të kishte kosto edhe për ne (VIDEO)

Putin: Nuk synojmë ta ndajmë BE-në, do të kishte kosto edhe për ne (VIDEO)

“Ne nuk synojmë ta ndajmë Bashkimin Evropian. Sa më shumë probleme që të ketë në BE, aq më të mëdha janë rreziqet dhe pasiguritë tona”. Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë për transmetuesin publik të Austrisë, ORF.

Putin tha se dëshiron të shohë një BE të bashkuar dhe të begatë, duke e cilësuar bllokun si partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë.

Presidenti rus mohoi se vendi i tij po shkakton mosmarrëveshje duke ushqyer lidhje të ngushta me lëvizjet populiste evropiane, siç është Partia Liria e ekstremit të djathtë, e cila është pjesë e Qeverisë austriake.

"Përkundrazi, ne duhet të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me BE-në. Ne nuk duam të ndajmë diçka ose dikë në BE", tha Putin për ORF-në.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy