Të Penduarit e drejtësisë/ Zhabina: Erion Alibej, aset për Prokurorinë e Posaçme, mund të zbulojë trafikun e kokainës

Të Penduarit e drejtësisë/ Zhabina: Erion Alibej, aset për Prokurorinë e Posaçme, mund të zbulojë trafikun e kokainës

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u trajtuan dëshmitë e disa të penduarve të drejtësisë, përfshirë ato të Erion Alibejt dhe Artan Tafanit.

Gazetari i kronikës, Xhevahir Zhabina, deklaroi se Erion Alibej përbën një aset të rëndësishëm për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), sidomos për hetimet që lidhen me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas tij, edhe pse dëshmitë për vrasjet janë të rëndësishme, interesi më i madh qëndron te rrjetet e trafikut të drogës, ku Alibej dyshohet se ka pasur rol të drejtpërdrejtë.

Erion Alibej do të jetë një aset një duart e Prokurorisë së Posaçme për të zbardhur trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. 

Nëse Prokuroria e Posaçme do ta përdorë si duhet do të sqarojë shumë detaje. Vrasjet përbëjnë interes, por interes më të madh do të jetë trafiku i kokainës ku ka qenë i përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy