Trenova: Alda Klosi rrezikon 10 vite burg. Përveç saj dhe pastrueses, mund të shkohet tek një person i tretë (VIDEO)

Trenova: Alda Klosi rrezikon 10 vite burg. Përveç saj dhe pastrueses, mund të shkohet tek një person i tretë (VIDEO)

Ish-prokurori Gentian Trenova, për ish-zyrtaren e Kryeministrisë Alda Klosi të arrestuar për pastrim të produkteve të veprës penale, thotë se rrezikon minimumi 10 vite burg.

Duke folur nga studio e MCN Live, Trenova foli për dy versione të ndryshme, i pari se pastruesja Roberta Dobi kishte vjedhur 120 mijë euro para në shtëpinë e Alda Klosit dhe versioni i ditëve të fundit se kjo vjedhje është bërë e inskenuar në bashkëpunim mes Alda Klosit dhe pastrueses.

Sipas tij, të dyja versionet kanë shumë pikëpyetje, për të thënë që është një version i besueshëm apo një tjetër.

E vërteta mund të jetë diku tjetër, por të shohim ecurinë e hetimit se si do shkojnë gjërat, se aty luhaten.

Mendoj se në skenar nuk mund të jetë vetëm pastruesja, djali i saj dhe Alda Klosi, mund të ketë personazhe të tjerë të përfshirë.

Mund të jenë paratë e një zyrtari të lartë që ia ka lënë Alda Klosit. Por pikëpyetjet janë se si i ka përfituar këto para, në çfarë shkeljesh.

Mund të jetë dhe versioni që pastruesja është përdorur si një bankë private, i janë lënë në mirëbesim.

Versioni i dytë është një skenar i parapërgatitur, që i është thënë pastrueses: të flasësh në këtë formë që të shkosh tek një person i tretë.

Po të ishte skema e vjedhjes së inskenuar, djali i saj bënte një jetë me makina luksi dhe nuk justifikohen as shpenzimet që bënte kjo në familje.

Akuzat janë të ekzagjeruara, ose ka gënjyer ose ka fshehur Alda Klosi. Për veprën penale pastrimi i produkteve të veprës penale, Alda Klosi rrezikon minimumi 10 vjet.

Ndërkohë që pronari i parave mund të jetë dikush tjetër. Duhet ditur nëse nga ana e Prokurorisë i është ofruar një marrëveshje bashkëpunimi Rozeta Dobit, nëse do të deklaronte të gjithë të vërtetën.

Apo ka folur vetë për të bërë një moment mbrojtje. Nëse ka marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorinë, Rozeta Dobi dhe djali i vetë, duhet të thonë të gjithë të vërtetën.

Se është ofertë për dënim më të butë dhe ndryshimin e masës së sigurimit. Mund të jetë dhe intrigë e vogël për të marrë përsipër barrën dhe për ta shkarkuar te Alda Klosi.

Deklarimin e dytë të Rozeta Dobit, e bënë një provë të helmuar, jo shumë bindëse, vetëm se pas dy javësh ka kërkuar të deklarojë këtë këtë.

Ajo nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë, se do mbrohet. E vërteta mund të mos jetë as te versioni i parë, as tek i dyti, por diku tjetër.

Nëse këto deklarata do ishin bërë në marrëveshje bashkëpunimi, do ishim në rrethana të tjera. Kjo tregon një pjesë që mund të jetë çorientuese për hetimin.

Besoj ajo është e orientuar për të nxjerrë këtë lloj versioni dhe kjo krijon dyshime. Hedh helm në dosje, në tërësinë e çështjes.

Shpresoj që histroria e këtyre ditëve të mos ketë të bëjë për të shpërqendruar vëmendjen nga çështja e McGonigal. Këto rastësi të lënë të dyshosh sikur këto gjëra bëhen me skenar.

Sa i takon shtyrjes së masës së sigurisë për Alda Klosin, për shkak të problemeve shëndetësore të saj, të lidhura kryesisht me ankthin, ish-prokurori Trenova deklaroi se efekti i një mase sigurie ka qëllim kryerjen e një hetimi ose mos dëmtimin e një hetimi.

Nëse masa e sigurimit shkakton dëmtime të rënda të shëndetit të personit, atëherë kjo nuk justifikon mbajtjen në burg, unë jam kundër shkuarjes direkt në burg si masë sigurimi.

Unë jam për masa më të lehta, kjo është më tepër për të kënaqur dëshirën e popullit, për të parë më shumë njerëz që linçohen.

Nuk jam kundër hetimeve, le të bëhen. Paaftësia për të bërë hetimet, nuk duhet të mbulohet me arrestime të nxituara për të kënaqur njerëzit.

Është detyrimi i ILDKPKI që bën sitën e gjithë zyrtarëve të lartë për verifikimin e pasurisë.

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi u arrestua mbrëmjen e së premtes për pastrim parash. Pastruesja Rozeta Dobi e cila organizoi vjedhjen në shtëpinë e saj bashkë me djalin Havier Dobi, në dëshminë e saj para policisë ka zbuluar se në banesën e Klosit kishte parë shumë para.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave.

Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy