Avokati Gentian Trenova thotë se paketa e qeverisë kundër tubimeve është antikushtetuese.
Nga studio e “MCN Live”, ai e cilësoi të gabuar përpjekjen që të gjenden forma nga më të ndryshmet për të vrarë protestën.
Nga ana e saj avokatja Dorina Lamaj i sheh të rrezikshme masat e qeverisë kundër protestuesve.
Trenova
Krijohet dhunë policore, bëhen arrestime të paligjshme. Gjenden familjarët, ku punojnë prindërit, ku punojnë, çfarë biznesesh kanë, dhe ju bëhen presione. Dhuna policore ka kaluar masën proporcionale.
Policia ka ushtruar dhunë kur nuk ka pasur dhunë ndaj protestuesve, por ndaj personave të shtrirë në tokë. Janë goditur me shkop gome në kokë në trup. Janë shoqëruar dhe dhunuar në fugona dhe komisariate.
Lamaj
Masat e qeverisë për protestuesit i shoh të rrezikshme. Sa herë që qeveria ndihet ngushtë apo ka të tilla situata nxjerr herë pas here VKM. Si mund të kufizohet një e drejtë themeltare e çdo qytetari për të protestuar, për arsyet dhe qëllimet që qytetari ka.
Janë shkelur një sërë të drejtash. Është një dhunë e panevojshme ndaj qytetarëve. Nuk i justifikoj dot forcat e rendit dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve. Paligjshmëria e arrestimeve ka qenë shumë e madhe.
