
32 të vdekur dhe 159 të plagosur është bilanci i përleshjeve të armatosura që filluan të premten në Tripoli midis mbështetësve të grupeve politike rivale libiane.
Këto shifra janë bërë të ditura sot nga Ministria e Shëndetësisë në Libi.
Në qytet ka një luftë midis milicive besnike të kryeministrit të emëruar nga Parlamenti, Fathi Bashagha, dhe atyre që mbështesin kryeministrin e njohur nga OKB, Abdel Hamid Dbeibah.



