
Themeluesi i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj tregoi në studion e emisionit Zonë e Lirë në MCN Tv propozimin e tij për koncesionet në të ardhmen.
Po ashtu, Lapaj tha se ai është instrumenti që qytetarët duhet të përdorin për të larguar Ramën.

E propozojmë në programin tonë, koncesionet që janë me afat të shkurtër, 0-5 vjet të vendosen nga Këshilli i Ministrave, sepse është brenda logjikës së një mandati qeverisës. Koncesionet 5-15 vjet të vendosen me shumicë të parlamentit dhe koncesionet 15-25 vite të vendosen me shumicë të cilësuar dhe mbi 25 vite duhet të çohen në referendum dhe të pyetet populli. Nuk mund të lemë njerëz që të vendosin 40 vitet e ardhshme.



