Astrologia Demollari hap letrat Tarot për çdo shenjë: Javë pozitive financiare për të gjithë zodiakun

Astrologia Demollari hap letrat Tarot për çdo shenjë: Javë pozitive financiare për të gjithë zodiakun

Astrologia Elena Demollari ishte e ftuara e parë në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku solli parashikimin javor për 12 shenjat e zodiakut.
Përmes letrave Tarot, ajo parashikon një javë përgjithësisht pozitive në aspektin financiar, me mundësi për rritje ekonomike, udhëtime dhe lajme të mira për shumicën e shenjave.

Dashi

Do të përballeni me situata që hapin rrugë për diçka të re. 

Java mund të nisë me pak pasiguri ose errësirë, por përfundon me sukses. Mund të ketë një bllokim të lehtë mendor, jo shqetësues. 

Gjërat do të vendosen në vendin e duhur dhe pritet ngritje financiare.

Demi

Duhet të tregoni kujdes me çështje të mbetura pezull nga e kaluara. Do t’i kaloni vështirësitë mirë, por bëni kujdes me shëndetin, sidomos ndaj gripit.

 Parashikohen udhëtime të gjata, energji pozitive dhe përmirësim ekonomik.

Binjakët

Kini kujdes nga manipulimet dhe energjitë negative. Megjithatë, do të dilni të fituar. 

Nëse keni biznes, priten përfitime dhe stabilitet. Një udhëtim jashtë shtetit është i mundur. Rrota e fatit është në anën tuaj dhe gjërat do ecin përpara.

Gaforrja

Kujdes nga tradhtitë ose zhgënjimet që mund të vijnë nga miqësia, shoqëria apo bashkëpunimet.

 Besoni intuitës dhe energjisë suaj. Parashikohen udhëtime, zhvillime në biznes dhe përmirësim financiar. Edhe pse pak konfuzë, në fund do të dilni të fituar.

Luani

Do të bëni disa shpenzime këtë javë, por do të gjeni qetësi shpirtërore.

 Mos u ndikoni nga opinionet e të tjerëve. Pavarësisht shpenzimeve, gjendja financiare mbetet e mirë.

Virgjëresha

Mund të ndiheni të pasigurt dhe të paqëndrueshëm. 

Një udhëtim, kontratë ose firmë do të ecë përpara. Parashikohet rritje financiare, harmoni familjare dhe lajme të mira që do ju gëzojnë.

Peshorja

Keni kaluar situata të vështira, por do të dilni me sukses. 

Mund të ketë pak shqetësime shëndetësore dhe ngarkesë emocionale, por pritet ngritje ekonomike. Në përgjithësi, java është pozitive.

Akrepi

Pak bllokime mendore, por situata financiare përmirësohet. 

Shmangni debatet dhe konfliktet. Udhëtime të gjata dhe rritje ekonomike janë të favorizuara. Në përgjithësi, një javë e mirë.

Shigjetari

Mund të ndiheni të zhgënjyer në lidhje me çështje zemre. 

Kujdes me shëndetin dhe menaxhimin e biznesit, pasi ekziston rrezik humbjeje nëse nuk tregoni vëmendje. Do të jeni pak të çorientuar, por në fund do të dilni të fituar. 

Parashikohet edhe një fitim i papritur financiar.

Bricjapi

Parashikohen udhëtime të gjata dhe pritje për disa lajme të rëndësishme. 

Kujdes nga persona që mund t’ju zhgënjejnë. Megjithatë, do të dilni të fituar në çdo drejtim dhe pritet rritje financiare.

Ujori

Duhet të tregoni shumë kujdes në marrëdhënie. Mund të përballeni me tradhti ose zhgënjim në familje apo shoqëri. Besoni intuitës suaj. 

Disa kërkesa mund t’ju refuzohen, duke ju bërë konfuzë, por në fund një dëshirë e rëndësishme do të realizohet.

Peshqit

Jeni të përkushtuar ndaj punës. Edhe pse mund të ketë disa paqartësi, gjithçka do të qartësohet. 

Kontrata pune dhe dokumente kërkojnë vëmendje, këshillohet konsultë ligjore. 

Parashikohet rritje financiare dhe në përgjithësi një javë e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy