Xama: Si Mariglen Qato dhe Redi Molla përvetësuan 20 mln euro nga tenderat publikë

Xama: Si Mariglen Qato dhe Redi Molla përvetësuan 20 mln euro nga tenderat publikë

Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuar” në MCN shpjegoj skemën që SPAK po heton dy drejtorët e Bashkisë Tiranë, të cilët dyshohet se kanë krijuar një kompani për të përvetësuar paratë publike.

Xama tha se dy drejtorët që janë arrestuar nga SPAK janë konkretisht Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përfituar 20 mln euro nga tenderat publikë.

Me paratë që ata kanë përvetësuar kanë ndërtuar një hotel në Durrës, të cilin e kanë ndërtuar me statusin special duke shmangur kështu taksën e ndërtimit si dhe tatimet për 10 vitet e ardhshme.

Përveç këtyre rezulton se Molla dhe Qato janë duke ndërtuar dhe pallate në Tiranë.

“Vlera është 20 mln euro, ndërkohë deklarimi është 3 mln euro. Redi Molla dyshohet se është ai që ka marrë paratë dhe në total janë 13 procedura të shkuara nga Bashkia e Tiranës.

Skema ka qenë në 2015 Veliaj fitoj bashkinë dhe në 2016 ai nisi të bëjë rekrutimet dhe të vendose njerëzit e tij. Drejtori i Ujësjellësit bëhet Redi Molla dhe i drejtorisë mbështetësë bëhet Mariglen Qato. Të dy favorizuan Igol Electric që të marrë tendera.

Në 2017 i shiten Muahmet Petritit dhe ky i fundit është vjerri i vëllait të Mariglen Qato. Ky ishte një presta nome, pra pronar vetëm me letra dhe në dosje rezulton që ka shërbyer vetëm, për të tërhequr paratë. Rezulton që këto para shkonin për Redi Mollen dhe Mariglen Qato.

Më vonë rezulton që Igor Elektrik vazhdonte të merrte tendera dhe madje kanë marrë dhe tendera nga Bashkia Tiranë. Kompania ka shtuar të ardhurat dhe me këto para kanë investuar në hotel dhe ka statusin special siç është investitori strategjik, pra e ndërtojnë pa taksa dhe po ashtu nuk paguajnë tatime për 10 vjet. Ata rezultojnë se po ndërtojnë pallate në Tiranë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy